Emrat/ Kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën pasi u dogjën në makinë pas aksidentit

20 Mars 2025 | 08:01

Një aksident i rëndë me 4 viktima ka ndodhur në Fushë-Prezë gjatë mesnatës pasi një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë.

Ndërsa janë identifikuar 4 të rinjtë që u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren në fshatin Fushë-Prezë ndërsa dy prej tyre Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.

Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç; Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Pas përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa pasur mundësi që të dalin.

“Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç’, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, nuk u gjet në vendin e ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Foto nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, foli në lidhje me operacionin e SPAK-ut, i zhvilluar po...
21:39 | 16/06/2026

Karamuço zbulon se ku kanë shkuar 50 ton kokainë dhe çmimin e saj në treg

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:36 | 16/06/2026

“Endrrat e vrara në Shqipëri”, pankartat e qytetarëve në ditën e 17-të të protestës (FOTO)

Qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të martë në ditën e 17-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të...
20:35 | 16/06/2026