16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare

20 Mars 2025 | 16:41

Një grup turistësh nga Belgjika kanë gjetur një mënyrë sa të veçantë aq edhe origjinale për ti uruar ditëlindjen një mikut të tyre.

Të 16 pjesëtaret e grupit udhëtuan në drejtim të Gjirokastrës dhe të veshur me kostume popullore shqiptare festuan përgjatë rrugëve të kalldrëmta. Disa prej turistëve belgë e vizitonin për të disatën herë qytetin e gurtë ndërsa vlerësojnë natyrën e bukur dhe mikpritjen e banorëve.

 “Unë e dashuroj kulturën dhe traditën shqiptare, patëm ditëlindjen e një mikut tonë dhe menduam që ta festojmë këtu, në këtë qytet të bukur.”

 “Ne kemi ardhur këtu si turistë, një miku ynë ka ditëlindjen dhe menduam të vinim si grup për ta kaluar dhe festuar këtu në Shqipëri, moti është i qëndrueshëm, natyra e bukur, kështu që po ja kalojmë shumë mirë.”

Në këto ditë pranvere Gjirokastra dhe rrethinat po mirëpresin një numër në rritje turistësh kryesisht të huaj. Të preferuara për ta janë turet e vizitave në vlerat historike, traditat dhe pasazhin natyror që ofron jugu i vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026