“Keqkuptimi është mbyllur”- Veliaj tërhiqet nga shkarkimi i Ristanit

20 Mars 2025 | 18:05

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me përplasjen e përfolur me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e delegimit të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit që drejtonte deri tani.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Veliaj thekson se nuk ka asnjë përplasje mes tij dhe Ramës, dhe se marrëdhënia e tyre është e fokusuar në bashkëpunim dhe diskutime konstruktive.

Veliaj shpjegon se ridelegimi i kompetencave drejtuese nga një nëkryetare te tjera ishte një keqkuptim, të cilin e kishte bërë me idenë e gabuar, duke menduar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Ditën e sotme Erion Veliaj kishte firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës ndërsa ia kishte dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj.

Anuela Ristani mbetet kryetare e deleguar e bashkisë Tiranë, sepse shkresa e mëhershme e Veliajt anulonte delegimin e Ristanit dhe vendoste Goxhajn.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026