“Gjynah votën në kënetë”, Rama-prindërve demokratë: Jepuni fëmijëve pasaportën e BE

21 Mars 2025 | 12:18

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje prindërve demokratë që në 11 maj të mendojnë për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre evropiane kur të shkojë për të hedhur votën.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se në 11 maj një demokrat duhet thjesht të mbyllë sytë dhe ta hedhë votën në kutinë 5, ku është ai dhe PS pasi të hedhësh votën për PD është gjynah.

“Një prind demokrat në 11 maj mund: Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah. Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah. Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes. Ose pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS. E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse: Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian. Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026