Ristani flet për shkarkimet në Bashkinë e Tiranës: Nuk ka asnjë krizë në institucion

21 Mars 2025 | 15:28

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani tha gjatë fjalës së saj këtë të premte se nuk ka asnjë krizë në Bashkinë e Tiranës.

Komunikimi i saj vjen pasi është publikuar shkarkimi nga nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Ajo tha se ka pasur keqkuptime të panevojshme për shkak të vendimeve që kryetari i zgjedhur Erion Veliaj ka marrë nën informacione të cunguara dhe kushte të izolimit, por sipas saj puna po vijon normalisht në bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se asnjë masë sigurie apo raport mediatik nuk ndryshon besimin që funksionarët e Bashkisë së Tiranës kanë te njëri-tjetri.

“E ndiej si detyrim që të ndaj sot një sqarim të plotë për mënyrën se si po vijon puna në  Bashkinë e Tiranës. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, ka marrë disa vendime në kushte të informacionit të cunguar dhe në kushtet e izolimit ku ai ndodhet.

Këto vendime kanë krijuar një keqkuptim të panevojshëm të cilin ai e shpjegoi dje. Nuk ka asnjë krizë institucionale në Bashkinë e Tiranës. Ne nuk do ndalojmë së punuari për një qytet të së ardhmes. Kam qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës, për më shumë se 10 vite, kam punuar çdo ditë duke sakrifikuar, kohën, fëmijët, familjen për ti shërbyer qytetit.

Për ne të gjithë Tirana ka qenë një mision i përbashkët dhe nuk ka asnjë masë sigurie apo artikull mediatik që të zbehë respektin që kemi ndaj njëri-tjetrit. Unë besoj se mënyra më e mirë për të nderuar punën e Erion Veliaj është që bashkia të vijojë të kryejë më së miri punën për qytetarët dhe të jetë në shërbim të tyre. Në fund historia do tregojë veprat e jo thashethemet”.

Gjithashtu në fjalën e saj Ristani ka falënderuar kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë këto kohë Bashkisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026