Interes nga Spanja për Brojën, Celta Vigo po vëzhgon nga afër futbollistin

23 Mars 2025 | 13:18

Prej kohësh ka qenë i dëmtuar, si gjatë qëndrimit te Chelsea, po ashtu dhe në dy huazimet te Fulham e Everton, por ky fakt nuk e pengon aspak Armando Brojën të jetë në qendër të merkatos.

Sulmuesi kuqezi është në orbitën e Celta Vigo, ndërsa media spanjolle Fichajes ka konfirmuar interesin e skuadrës në fjalë, e cila po e ndjek nga afër yllin kuqezi. Anësori konsiderohet si një lojtar që mund të marrë rol kryesor në skuadër, ndaj një lëvizje drejt La Ligas do të ishte e mundur në verë.

Më tej, Fichajes liston arsye se përse ai do të largohet, së pari nuk ka bindur drejtuesit e Everton e më tej konsiderohet i pavend te Chelsea. Shpejtësia dhe forma e tij fizike janë marrë në konsideratë nga drejtuesi e Celta Vigo, skuadër e cila po çalon së tepërmi në repartin ofensiv këtë sezon.

Ardhja e shqiptarit pohojnë spanjollët do ti jepte frymëmarrje sulmit, ndërsa i garantohet vendi i titullarit. Nëse lëvizja do të arrihet, gjithçka do të ndodhë pas periudhës së huazimit, ku thuhet se Everton nuk do ta mbajë futbollistin. Ndërkohë në anën tjetër, Broja ka treguar dëshirën për të qëndruar në kampionatin anglez, pasi edhe më herët ka pasur interes nga Seria A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026