Spektakël në Ligën e Kombeve, Spanja dhe Franca kualifikohen pas penalltive

24 Mars 2025 | 10:39

Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Franca janë katër skuadrat që kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pas ndeshjeve emocionuese të çerekfinaleve të zhvilluara të dielën.

Takimet ofruan spektakël dhe dramatikë, me Spanjën dhe Francën që siguruan kalimin në fazën tjetër vetëm pas goditjeve nga pika e bardhë. Në Dortmund, Gjermania dhe Italia dhuruan një sfidë të jashtëzakonshme që përfundoi 3-3, por gjermanët avancuan falë fitores me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Ndërkohë, Franca përmbysi Kroacinë në shtëpi, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos arriti të kthejë në favorin e saj rezultatin ndaj kundërshtarëve.

Gjysmëfinalet premtojnë duele të zjarrta, me Gjermaninë që do të përballet me Portugalinë dhe Spanjën që do të sfidojë Francën për një vend në finale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026