Foto/ Traktori përmbyset në kanal, i riu shqiptar humb jetën në Itali

24 Mars 2025 | 15:21

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë, rreth orës 11:00, në Gessopalena në provincën e Chietit, ku humbi jetën një i ri 31-vjeçar.

Viktima Gentjan Muça, me origjinë shqiptare punonte në një kompani bujqësore vendase dhe po udhëtonte me një traktor në lagjen Mandrini kur ndodhi përmbysja tragjike.

Traktori, i cili drejtohej nga Muça, humbi kontrollin dhe u përmbys, duke përfunduar në një kanal të mbushur me pemë dhe shkurre. Muça mbeti poshtë mjetit, dhe përpjekjet e zjarrfikësve, Karabinierëve të Torricella Peligna dhe ekipit të helikopterit të urgjencës 118 nga Pescara për ta shpëtuar, ishin të kota. Kur mjekët mbërritën në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë.

Një kalimtar rastësor dha alarm dhe autoritetet ndërhynë menjëherë. Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Lanciano, nuk u gjet asnjë shenjë që të tregonin përgjegjësinë e palës së tretë, dhe për këtë arsye trupi i pajetë u kthye në familje për t’u përgatitur për funeralin.

Sipas mediave italiane Gentjan Muça, la pas gruan, prindërit, vëllezërit dhe motrën, ndërsa trupi i tij do të prehet në vendlin djen e tij në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026