Fluks vizitash të fëmijëve të sëmurë, mjekët pediatër: Shkak bëhen luhatjet e motit
Dy javët e fundit të marsit janë pasuar me shtim të fëmijëve të sëmurë që kanë patur nevojë për ndihmën e mjekut. Vetëm një mjek pediatër në poliklinikën numër 2 është dashur të vizitojë mesatarisht 25 fëmijë në ditë. Ata thonë se problematikat janë të shumta nga virozat deri tek alergjitë e stinës.
“Virozat po rikthehen me temperaturë të lartë te fëmijët, me sekrecione, me kollë, me dhimbje veshi, lodhje, diarre, të vjella por edhe alergji”, tha pediatre Brati.
Mjekja pediatre thotë se shkak i këtij fluksi të shtuar pacientësh janë luhatjet e motit ndaj dhe këshillon prindërit të bëjnë kujdes.
“Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm këto ditë, të mos neglizhojnë simptomat. Ata duhet të paraqiten te mjeku nëse fëmija ka dy ditë me temperaturë të lartë. Prindërit duhet t’i çojnë në urgjencë menjëherë në raste të komplikuara dhe të sigurohen që fëmijët të ushqehen dhe me lëngje”, shpjegoi Sonila Brati.
Ashtu si dhe një vit më parë, mjekja parashikon që virozat e ndryshme tek fëmijët do të jenë prezent gjatë gjithë vitit, me luhatje të vogla në shifra.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)