Karamuço: Shefa policie në biznesin e dherave, ja si funksion skema
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se disa punonjës policie vijojnë të jenë në implikuar në krime.
Sipas tij ka nga punonjësit e policisë së shtetit që janë të implikuar kryesisht në trafik droge, mbrojtjen e lojërave të fatit, të call centerave të paligjshëm, për prostitucionin dhe së fundmi për biznesin e dherave.
“Ka sinjale shumë të forta, dyshime, por edhe hetime, si nga AMP-ja si nga prokuroritë që flasin për persona të veçantë në policinë e shtetit, që si duket nuk kanë frikë dhe vazhdojnë me zakonet e vjetra. Ata vijojnë ende të merren me katër gjera kryesore, me trafik droge, të brendshëm dhe ndërkombëtar, po merren me mbrojtjen e lojërave të fatit, të call-centerave, madje edhe për prostitucion, së fundmi kishim rastin e disa kolumbianeve.
Së fundmi kemi edhe biznesin e dherave. Ka disa çmime që variojnë deri në 2.5 euro kub të dherave, ku disa eksponentë të policisë bien dakord me firmat e ndërtimit, që të mos i çojnë në landfill për ti hedhur, jep 2.5 euro gjob për metër kub dhe hidhi ku të duash. Këto janë emergjencë për tu hetuar. Disa janë lidhur edhe si aksionerë në këto firma ndërtimi”,-tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West