Karamuço: Dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

25 Shkurt 2025 | 22:56

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, ku solli një zhvillim të ri nga SPAK.

Ai tha se dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar vrasje ne një personi.

“Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje,” tha Karamuco.

Ai shtoi se hetimet do të vazhdojnë dhe do të verifikohen të dhënat për këta individë, duke shtuar se SPAK-u është duke e trajtuar këtë çështje me shumë seriozitet.

“E kuptoni zhvillimet dhe dinamiken në SPAK; nuk po e them nga vetja ime. Hetimet do të vazhdojnë edhe për këta persona, kush janë ata, çfarë ka ndodhur dhe nëse ata e kanë realizuar vërtet atë që dyshohet. Dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë kërkuar kryerjen e një vrasjeje dhe kanë dërguar një çantë me para për këtë qëllim. Po, kjo është kërkesa, një urdhër, një porosi,” shprehet Karamuco.

“Unë e dëgjoj dhe e them ashtu siç e mendoj,” përfundon ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026