“Lekët e laboratorit shkuan për kuzhinë”, Hoxha zbardh skandalin tek ‘Bujqësori’
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Now”, tha se për masat e sigurisë të lëshuara në Universitetin Bujqësor, janë kryer disa hetime. Nisur nga këto hetime, Hoxha është ndalur në një detaj të laboratorëve në Universitet. Gazetari tha se janë bërë dhe falsifikime për këtë çështje.
“Ka disa hetime për këtë çështje dhe më kryesorja dhe skandalozja për mua personalisht, është çështja e një laboratori që do përdorej për mbrojtjen e konsumatorit dhe të kafshëve me një shifër rreth 270 milionë. Ata kanë bërë një kuzhinë amvise, përveç një frigoriferi që është profesional, gjitha pajisjet e tjera janë blerë shtrydhëse madje me çmim të lirë dhe shifra qesharake.
Nga ana tjetër janë bërë shumë falsifikime. Ka shumë persona në Universitet që nuk kanë pranuar të fimosin tenderat, kanë refuzuar të bëhen pjesë të kësaj çështje.
Më tej dua të shtoj se rektori kishte për detyrë të dilte para asamblesë që e ka zgjedhur, të dilte para gazetarëve nëso do donte të mbrojë institucionin dhe reputacionin dhe po të jetë për tu ankuar, nuk ka pse ta bëjë në një grup parlamentar politik dhe te një kryeministër. Nga pikëpamja shtetërore ka Presidentin, sepse rektorët pasi zgjidhen dekretohen nga Presidenti”, tha Poli Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “E prisnim të ndodhte”, flet pedagogu i Universitetit Bujqësor për arrestimet e SPAK
- Metaliaj: Rrogat e pedagogëve nën nivelin e rajonit, SPAK-u të ndërhyjë më thellë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?