Berisha prezanton programin në bujqësi: Do dalim menjëherë nga Ballkani i Hapur

26 Mars 2025 | 13:47

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e PD për bujqësinë, që siç tha në 12 vitet e fundit ka pësuar rënie.

Berisha u shpreh se pas 11 majit vendi ynë do të dalë nga Ballkani i Hapur, që sipas tij ka çuar drejt falimentimin mijëra fermerë shqiptarë, ndërsa renditi masat që do të merren në ndihmë të fermerëve.

“Made in Albania, shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore, kërkon një bujqësi të zhvilluar dhe fermerë shqiptarë të suksesshëm. Bujqësia në Shqipëri këto 12 vite ka njohur rënie të madhe. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 për qind krahasuar me vitin 2013. Sot, 80 për qind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga eksportet. Bujqësia, e cila punëson rreth gjysmë milionë shqiptarë dhe jep 19 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, merr nga buxheti një mbështetje prej 0.19 për qind të PBB. Pra, disa herë më pak se vendet e rajonit, dhe në dallim nga këto vende, shumica e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën. Programi ynë për Shqipërinë Madhështore në bujqësi bazohet në Made in Albania, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e fuqishme për fermerët dhe suksesin e tyre”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026