Haradinaj: Nuk besoj se Kurti do ta formojë qeverinë, nuk i kanë numrat
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3.
Ai tha të hënën për KosovaPress se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës dhe sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj.
Nga Nisma Socialdemokrate i quajtën spekulime raportimet në media se tre deputetët e tyre do të votojnë pro formimit të qeverisë Kurti por pa u përfshirë në koalicion qeverisës.
Anëtari i kryesisë, Vesel Krasniqi në një përgjigje për KosovaPress tha se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” dhe se Nisma mbetet ende në deklarimet e mëhershme të kryetarit Fatmir Limaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut