“Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”, Berisha: I kam kërkuar të mos largohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Agron Shehajt i është bërë kërkesë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD dhe e ka refuzuar.
Berisha tregoi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për Bashkinë Tiranë si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, gjë që ai nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.
“Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij; atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të dëmtojë frontin opozitar. Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat; i është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë? Jo tha, dua më shumë. Ju ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës, unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka, ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu, i kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni; urdhëro në koalicion, sikundër atyre të tjerëve, hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij. E ka marrë Bylykbashi, i kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë hajde, urdhëro. Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta