Formimi i qeverisë në Kosovë, Kurti shpreson tek NISMA, opozita kundër Vetëvendosjes

1 Prill 2025 | 16:57

Kryeministri në detyrë, i cili e pretendon edhe një mandat të ri, deklaroi së fundmi se synimi i tij dhe Vetëvendosjes është që në një seancë të vetme të votohen organet drejtuese të Kuvendit dhe të votohet qeveria e re, duke mos treguar se si do ta realizoj këtë.

Aktualisht VV si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i ka votat e nevojshme për të themeluar institucionet e reja.

Por si po e shohin analistët një deklaratë të tillë?

“Shpresa e vetme i mbetet NISMA me tre deputetë e cila ka dhënë sinjale që mund ti bashkangjitet Kurtit në një kabinet qeveritar”, tha analisti Artan Muhaxhiri.

“Tre mandate që ka fituar NISMA në koalicion me AAK-në, mund të votojnë qeverinë e Kurtit, por kjo nuk është e sigurtë, sepse nuk ka asnjë deklarim zyrtar”, tha gazetari Shkëlzen Dakaj.

Që deputetet e Nismës mund të jenë shpresa e vetme, këtë e la të nënkuptohet edhe anëtarja e kryesisë së VV, Albulena Haxhiu, meqë përjashtoi partitë kryesore opozitare.

“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, tha ministrja Haxhiu.

Por, Vesel Krasniqi, anëtar i kryesisë së NISMËS ka mohuar mundësinë që deputetët e tyre ta votojnë qeverinë Kurti 3 nëse nuk ftohen që të jenë pjesë e koalicionit qeverisës.

Nga ana tjetër, partitë opozitare vazhdojnë të kenë qëndrim kundër bashkëpunimit me Kurtin. Këtë e përsëriti të hënën kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj, nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse. Duke marrë parasysh numrat, partitë duhet të bëjnë koalicione, pasi asnjëra nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Mbetet të shihet nëse VV e Kurtit do të arrijë ti sigurojë votat. Nëse jo, atëhere i takon partisë së dytë, në këtë rast PDK. Por duket se edhe bashkëpunimi opozitar i ka problemet e veta, duke pas parasysh se disa nga partitë kanë kushte specifike, përfshi këtu edhe synimin e postit të kryeministrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026