Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët: Si ndikon salmonela në trupin e njeriut

2 Prill 2025 | 19:05

Salmonela është një bakter që mund të shkaktojë infeksione të ndryshme në trup, të cilat, nëse nuk marrin trajtimin e duhur, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin.

Në Shqipëri janë identifikuar 2.6 tonë mish pule të kontaminuara me salmonelë që janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit.

Salmonela mund të shkaktojë diarre, të vjella, temperaturë dhe një sërë problemesh të tjera, nëse i prekuri nuk merr trajtim mjekësor.

“Një pjesë e rasteve mund të përfshijnë simptoma të tilla si gjak në feçe, temperaturë, dhimbje barku, diarre, të vjella dhe deri në dehidrim. Kur nuk kemi temperaturë, simptomat mund të korrigjohen duke pirë lëngje. Nëse gjendja vazhdon, fëmijët dhe të rriturit duhet të shkojnë te mjeku i familjes për një vizitë më të detajuar. Problemet e shkaktuara nga salmonela zakonisht shfaqen brenda 6-72 orëve pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara. Nëse simptomat përkeqësohen ose nuk kalojnë brenda disa ditësh, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore, sidomos në rastet e dehidratimit të rëndë, gjakderdhjes në feçe ose temperaturës së lartë që zgjat shumë. Për të zbuluar nëse jeni helmuar me salmonelë, mjekët zakonisht kryejnë një analizë koprokulture”, thotë nutricionistja Albana Daka.

Sipas ekspertëve, ata që janë më të rrezikuarit janë: mosha e tretë, individët me sistem të dobët imunitar.

“Fëmijët janë më të predispozuar për të zhvilluar infeksione gastrointestinale bakteriale. Nëse kemi një sistem të fortë imunitar, simptomat mund të jenë më të lehta dhe të minimizohen. Megjithatë, në disa raste, infeksioni mund të zgjasë disa ditë”, thotë nutricionistja Albana Daka.

Ekspertët bëjnë apel për kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit, në temperatura të mjaftueshme për të eliminuar bakteret.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026