Celibashi zbulon si do zhvillohet procesi për përgatitjen e zarfave për diasporën

2 Prill 2025 | 21:11

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se si do të përgatiten zarfet për votat e diasporës.

Ai tha se fletët do të mbërrijnë më 7-8 prill, afati për dërgim deri më 17prill ndërsa kthimi përfundon më 11 Maj. Celibashi tha se KQZ do të organizojë dhe do të monitorojë përgatitjen e zarfave ndërsa shpjegoi se procesi do të jetë transparent.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do e bëjë të gjithë procesin. Ky proces do ketë disa faza monitorimi dhe kontrolli. Vetë operatori i shërbimit postar, ka edhe ai një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Do bëhet te Pallati i Sportit dhe ne e kemi ndarë pallatin e sportit në bazë të 12 qarqeve ashtu si do të bëhet edhe numërimi. Ajo do jetë e gardhur na një farë mënyre qarqet do ndahen nga njëra tjetra, ashtu siç do të bëhet edhe numërimi më pas”,-tha Celibashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025