Berisha e akuzon për të dhënat, Shehaj: Ato ia dhashë unë kur mbeti pa gjë nga Basha

3 Prill 2025 | 22:50

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj tha në Euronews Albania se partia e tij po merr qytetarë në telefon dhe po i dërgon mesazhe qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre, e ndër ta ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike.

Për këtë arsye Sali Berisha ka akuzuar Agron Shehajn për vjedhjen e të dhënave, por Shehaj e përgënjeshtron deklaratën e tij. Ai ju përgjigj live nga “Noë me Erla Mëhillin” duke thënë se në fakt, kur Lulzim Basha i mori gjithçka, ishte pikërisht Shehaj ai që ia dha të dhënat e PD Berishës.

“Thotë që unë paskam vjedhur. Është e pamoralshme kjo gjë, sepse unë kur kam qenë në zgjedhje me Lulzim Bashën, Lulzim Basha më ka mohuar të drejtën e listave të votuesve të Partisë Demokratike. unë kam marr disa informacione në lidhje me garën kundër Lulzim Bashës dhe të vetmet informacione që kam unë kanë të bëjnë me këtë moment të garës së Lulzim Bashës. Kur Lulzim Basha vodhi database, vulën, selinë, vodhi gjithçka, Partia Demokratike e vërtetë, ajo e Sali Berishës, ishte pa asnjë gjë. Nuk dinin ku ishin.

Nuk kishin Seli nuk kishin të dhëna nuk dinin kush ishin anëtarët nuk kishin absolutisht asgjë. Të vetmet informacione që kanë patur për të rindërtuar strukturat e Partisë Demokratike, i kanë marrë nga unë. Unë i kam ndihmuar me informacione në lidhje me strukturat e Partisë Demokratike dhe për këto informacione që unë i kam dhënë, që normalisht i kisha, këta më akuzojnë tani që unë i kam vjedhur. Unë nuk po them që unë nuk i kam, por unë po i marr të gjithë”,-tha Agron Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026