“Ushtria e Orbanit do hyjë në Bosnjë po arrestuan Dodik” Çanak shpjegon marrëveshjen
Politikani serb Nenad Çanak ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku foli ndër të tjerat edhe për marrëveshjen ushtarake mes republikës së Serbisë dhe Hungarisë.
Ai tha se këto marrëveshje janë për të nënvizuar akordin mes forcave të armatosura nën urdhrat e diktatorëve.
“Sikurse dihet Orban është një lider shumë autoritar dhe Vuçiç tregon gjithnjë e më shumë prirje për të bashkëpunuar me të. Ndaj kemi një lloj bashkëpunimi. Për shembull ushtria Hungareze do të jetë e pranishme në Bosnjë, në Republikën Srpska për të shpëtuar Milorad Dodik nëse qeveria federale në Sarajevë përpiqet të arrestojë atë. Ky është një plan, njësoj sikurse ndodhi me kryeministrin maqedonas kur u largua nga vendi pas akuzave për korrupsion. Ndaj këtë e shikoj si një provë tjetër të mëtejshme të asaj se çdo të thotë të forcohesh përmes bashkëpunimit me liderë autoritar të Evropës”,-tha Çanak.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta