GJKKO refuzon kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj Monika Kryemadhit

7 Prill 2025 | 10:10

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit lidhur me revokimin e masës së sigurisë.

Kryemadhi paraqiti kërkesën më datë 2 prill 2025, ku pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e revokimit të masës së sigurisë ndaj Kryemadhit, duke lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’.

Sipas gjykatës, rezulton se Kryemadhi është tërhequr nga kërkesa për ndryshim mase përmes avokatit të saj.

Nga ana tjetër, GJKKO sqaron se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një periudhe 5 ditë, afat që fillon nga dita e njoftimit të vendimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga policia kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Në njoftim raportohet se policia kufitare konstatoi një skaf...
16:47 | 20/06/2026

New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve

Nga New York-u, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, raporton se gjithçka është gati për nisjen e paradës shqiptare, një nga aktivitetet më të mëdha...
16:06 | 20/06/2026

Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares

Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që...
15:57 | 20/06/2026