Kush është 43-vjeçari shqiptar që u vra në sy të djalit në Itali, publikohet fotoja

7 Prill 2025 | 11:07

Një ngjarje tragjike me protagonistë disa shqiptarë ka tronditur mbrëmjen e së dielës komunitetin në qytetin italian të Fontanafreddas. Vladimir Topjana, 43 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri në sy djalit të tij 17-vjeçar dhe kalimtarëve të shumtë.

Sipas mediave italiane, viktima, me profesion shofer dhe banues në Cordenons, ndodhej përpara një lokali të mbushur me njerëz që po ndiqnin ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.

Pak çaste para ngjarjes, në vendngjarje mbërritën disa persona me një automjet tip Audi të bardhë. Mes tyre dhe 43-vjeçarit nisi një debat verbal që degjeneroi në konflikt fizik.

Pavarësisht përpjekjeve të një klienti për të qetësuar situatën, njëri prej personave që erdhën me mjetin tip Audi, nxori armën  dhe qëlloi tre herë në drejtim të Topjanës, duke e lënë të vdekur në vend. Të shtënat në kokë rezultuan fatale për viktimën.

Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fushë-Kruja, u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua nga policia italiane rreth mesnatës, në zonën mes Saciles (Pordenone). Bashkë me të është ndaluar edhe babai i tij.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë dhe familjarë të viktimës, përfshirë edhe djalin e tij adoleshent. Po ashtu, kamerat e sigurisë publike dhe private të zonës janë sekuestruar dhe po analizohen nga hetuesit për të rindërtuar çdo detaj të kësaj ngjarjeje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026