I akuzuar nga Italia për trafikim të qenieve njerëzore, kapet egjiptiani në Durrës

8 Prill 2025 | 09:57

Një shtetas egjiptian është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Katanias në Itali.

49-vjeçari Walid Elabd akuzohet për krijimin e një organizate kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W.E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale, ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026