“Amerigo Vespucci” në Durrës, veliera legjendë e Marinës Italiane hapet për publikun
Porti i Durrësit është kthyer këto ditë në një qendër të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm për arsye ushtarake, por edhe për një vizitë të veçantë simbolike dhe kulturore.
Veliera italiane “Amerigo Vespucci”, një ndër anijet më ikonike në historinë e Marinës Italiane, është ankoruar në kalatat 4 dhe 5 të portit, ku do të qëndrojë më 9 dhe 10 prill, duke u bërë e hapur për publikun shqiptar dhe vizitorët ndërkombëtarë.
E ndërtuar në vitin 1931 në kantierin e Castellammare di Stabia në Napoli, “Amerigo Vespucci” është një anije shkollë që stërvit kadetët e Marinës Italiane, por njëkohësisht funksionon si një ambasadore lëvizëse e kulturës dhe traditës italiane. Ajo është konsideruar gjerësisht si “anija më e bukur në botë”, për shkak të dizajnit të saj tradicional me tre direkë dhe bukurisë klasike që përfaqëson.
Vizita e “Amerigo Vespucci” në Shqipëri vjen si pjesë e një axhende të ngjeshur kulturore dhe diplomatike, të lidhur edhe me nisjen e edicionit 2025 të garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila këtë vit do të startojë për herë të parë nga territori shqiptar.
Më 9 prill, në bord të velierës do të zhvillohet një pritje zyrtare me 50 të ftuar specialë, ku do të marrin pjesë:
Komandanti i velierës “Amerigo Vespucci
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Përfaqësues të Marinës Italiane
Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë
Gjatë këtij eventi do të ekspozohet Trofeu “Senza Fine”, simboli i garës Giro d’Italia.
Kjo është hera e dytë që “Amerigo Vespucci” viziton Shqipërinë, pas ndalesës së saj të parë në tetor të vitit 2022.
Por këtë herë, ndalesa ka një simbolikë më të madhe, ajo vjen si anije shoqëruese në dorëzim të një anijeje ushtarake nga Italia për Forcat e Armatosura Shqiptare, duke forcuar akoma më shumë lidhjet mes dy vendeve në fusha të ndryshme: ushtarake, kulturore dhe turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje