Siguria ushqimore, mjekja: Mishi me salmonelë rrezikon jetën për disa kategori
Rënia në kontakt me salmonelën, si pasojë e ushqimeve të kontaminuara mund të jetë edhe fatale për jetën. Mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj, thotë se klinika e një pacienti mund të jetë nga e lehtë dhe që kalon brenda 5 ditëve deri e rëndë me prekje të shumë organeve.
“Format më të lehtë janë me diarre, apo temperaturë”, Alma Hoxhaj mjeke infeksioniste
Sigurisht që graviteti i sëmundjes varet nga sasia e salmonelë që marrim, por dhe organizmit. Përveç fëmijëve dhe të moshuarve janë dhe disa kategori që rrezikojnë më shumë.
“Nga salmonela vuajnë më shumë njerëzit që kanë probleme me aparatin tretës, ata që kanë ngushtuar stomakun, që vuajnë nga ulcerat”,-tha mjekja.
Por në kushtet kur jemi të pasigurt për mishin apo ushqimet, mjekja këshillon të jemi të kujdesshëm.
Mjekja rekomandon larjen e duarve para dhe pas çdo veprimi, dhe njëkohësisht shmangien e konsumit të ushqimeve të rrugës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)