Problemet e pronësisë rrezikojnë disa godina muzeale në Gjirokastër
Problematikat e pronësisë në objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër po rrezikojnë dëmtimin e vlerave historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë. Si shkak i kësaj situate disa prej godinave historike dhe shtëpive karakteristike janë dëmtuar apo kanë humbur vlerat muzeale.
Strukturat e Trashëgimisë Kulturore aktualisht po ndërhyjnë për restaurimin e disa prej banesave të dëmtuara si ajo e Angonatëve, por zbatimi i projekteve të tilla bëhet i vështirë në objektet muzeale që kanë probleme pronësie.
“Problemi i pronësisë është problemi kryesor në të gjitha banesat gjirokastrite për arsye se që nga projekti i ndërhyrjes secila kërkon vërtetë një certifikatë pronësie duhet të dalin njerëz të cilët të jenë të përgjegjshëm për pronësisë dhe administrimin që kanë në këto objekte”, thotë Vaso Polo, specialist i DRTK Gjirokastër.
Në qytetin e Gjirokastrës janë disa objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë restauruar me fonde publike si dhe nga vetë pronarët, ndërkohë që një pjesë tjetër po shkojnë drejt degradimit.
“Ka disa objekte të cilat ose kanë shumë bashkëpronarë ose nuk kanë certifikata pronësie kjo vërtet ndikon në mosriparimin e tyre, në mosrënien dakord të gjithë pronarëve. Ne e kemi të vështirë që të ndërhyjmë në raste të tilla, ka shumë objekte si Lolomani, objekte të tjera që janë shumë më vlera të mëdha për Gjirokastrën por të cilat janë aktualisht pa pronarë”, shprehet Polo.
Falë vlerave arkitektonike dhe ndërtimore prej vitit 2005 Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shtëpitë karakteristike dhe godinat muzeale tashmë preferohen për t’u vizituar nga turistët.
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec