Fusha e mbetjeve në Orikum, mbeturinat rrezikojnë jetën e banorëve prej 20 vitesh

8 Prill 2025 | 19:20

Prej më shumë se 20 vitesh në fushën e Orikumit depozitohen afro 10 mijë ton mbetje, mes të cilave edhe kafshë të ngordhura, apo goma makinash e mobilje të vjetra.

Banorët e njësisë administrative Orikum thonë se mbetjet urbane që depozitohen në zemrën e kësaj njësie, janë kthyer për ta një gangrenë e vërtetë e cila vazhdon prej vitesh. Kjo fushë e vendgrumbullimit të mbeturinave sipas banorëve shkakton ndotje mbi normat e lejuara në zonë, të cilat përfundojnë edhe në det.

Erërat e pakëndshme por edhe tymi kancerogjen që vjen sa herë që aty ka raste të zjarrvënës së qëllimshme, ka bërë që banorëve tu rrezikohet shëndeti, para kamerës së Euronews Albania ata kanë treguar problemet që po hasin nga kjo situatë:

“Ka që kur ishte bashkia, si nuk është problematik, e vërteta është që dy fëmijë në një djep nuk tunden o turizëm o pisllëk, këtu ka pisllëk.”

“Ka shumë vite është problematike, se herë u vendoset zjarr e vjen erë shumë e keqe, ndihet bëhet tym, re, kam frikë, si s’kam, ne jemi me probleme, të sëmurë. Te vendi ku është, janë hapur tokat, i merr era, atë s’e di, po është shumë problematike se atje çfarë nuk hidhet, kafshë e çdo gjë.”

“Ka që në ’90 e deri tani, këta këtu afër e kanë më keq.”

“Shumë keq një ambient i qelbur, një gjë që nuk vë dorë njeri, ka shumë vite nuk hapim dot dritaret, u qelbem, po si s’kam frikë, kam fëmijë, s’hap dot dritaren.”

Në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave që gjendet në krah të aksit Orikum-Dukat-Llogora, por edhe në hyrjen e Bypassit të Vlorës në këtë njësi, janë depozituar mbetjet urbane të Orikumit dhe fshatrave përreth tij prej më shumë se 2 dekadash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026