Champions League: Arsenal turpëron Realin, Inter surprizon Bayernin në shtëpi

9 Prill 2025 | 09:30

Arsenali ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi përballë Realit të Madridit në shifrat 3-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions. Në përballjen tjetër të luajtur në Mynih, Interi fitoi 2-1 përballë Bajernit.

Një fitore spektakolare në favor të Arsenalit, me 3 supergola dhe me madrilenët që do të duhet të bëjnë remontadë në shtëpi, kjo është panorama e duelit të zhvilluar në “Emirates”, aty ku ekipi i Artetës ishte perfekt. Topçinjtë zhvilluan një ndër paraqitjet më të kompletuara në historinë e tyre në Champions, ndërsa goditën “Los Blancos” nëpërmjet goditjeve standarde. Declan Rice ishte heroi i Arsenalit, pasi realizoi një dopietë magjike, të dyja me goditje dënimi, duke mposhtur portierin Courtois.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me disa mundësi të shpërdoruara nga të dyja ekipet. Në të dytën erdhën të 3 golat, ku krahas Rice ishte Merino që vulosi fitoren 3-0 e dha një shuplakë të fortë Ancelottit dhe të tijve. Paralelisht u luajt dhe sfida Bayern Munchen-Inter, edhe aty spektakli nuk mungoi, e ashtu siç ndoshta nuk pritej, zikaltërit morën një fitore me shumë vlerë. Skuadra e Kompany u mundua të vendoste në vështirësi kundërshtarin, por nuk ia doli, e në minutën e 38’ Lautaro kaloi përpara milanezët.

5 minuta para fundit, legjenda bavareze Thomas Muller riktheu ekuilibrat, por skuadra tentoi të regjistronte përmbysje, e pësoi një gol me kundërsulm me autor Frattesin. 1-2 dhe Inter fiton në Mynih, ndaj një kundërshtari që vinte me 5 mungesa në këtë çerekfinale. Sa i përket kualifikimit, asgjë nuk është mbyllur, pasi të mërkurën, pas 1 jave, luhen duelet e kthimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026