Narta feston Karnavalet bashkë me Pashkën, 3 ditë festime të trashëguara në shekuj
Në fshatin e Nartës, 7 kilometra larg qytetit të Vlorës, komuniteti i banorëve kremton, krahas Pashkës, edhe Karnavalet. Si në asnjë vend tjetër, popullsia e këtij fshati i organizon ato njëkohësisht me Festën e Pashkës, gjë që e bën këtë ditë ngjarjen më të rëndësishme në të gjithë vitin për këtë komunitet me mjaft tradita.
Karnavalet zgjasin tri ditë dhe ndër vite kjo festë shërben edhe si një moment për të mbajtur emigrantët të lidhur me vendlindjen apo me paraardhësit e tyre. Këtë radhë, ndonëse autoritetet lejuan që festa të zhvillohej dhe të mos pengohej nga masat kufizuese të pandemisë, sërish pjesëmarrja ishte e ulët, pasi emigrantët nuk mundën të vinin të në Shqipëri për shkak të karantinimit.
“Karnavalet i kemi pasur shumë vite më parë. Kemi njëmijë e ca vjet qe jemi këtu dhe kanë ardhur nga Greqia po sesi nuk e dimë. Pas 30 vjetëve sefte ka qenë 2 ditë, pastaj filluam tre ditë. Këto tradita pushuan vjet nga pandemia sivjet morëm leje. Këtë festë e kemi si shenjë që kanë ardhur me vite nga Greqia, ka ardhur një fis, festuam për çështjen e Pashkës, e filluan të bëjnë festë pleqtë, e kishin një ditë, djemtë kërkuan ta bëjmë tre ditë. Është shenjë si Korça që ka karnavalet edhe ne kemi traditë vetëm për Pashkën, për Krishtin, bëjmë festë për të”, tha një qytetar.
“Kemi dy ditë që festojmë, do festojmë dhe nesër. Tradita ka mbi dyqind vjet që trashëgohet. Është festë pagane në fakt, por nuk dimë si ka ardhur tradita për tu festuar në Pashkë”, shtoi një qytetar.
“Historikun nuk jam në gjendje ta them, kanë shumë vite. Janë zakone që kanë ardhur nga Greqia. Është mbajtur traditë, për shembull ariu me arushën, palaçot bëhen në Ksanthi të Greqisë. Tani u shkretua fshati, më përpara bëheshin tre grupe me 60 veta, kishte gjallëri dhe tjetër shije”, tha një qytetar.
Ceremonia nis në hyrje të fshatit, në një mjedis festiv. Protagonistët e kësaj feste, të rinjtë e maskuar, kërcejnë e këndojnë, të rrethuar nga banorët, por edhe të ardhur nga Vlora. Më tej ata drejtohen për në qendër të fshatit, pranë Kishës së Shën e Dielës. Festa e Karnaleve humbi në vitet ‘70-‘80, por ajo u rikthye pas viteve ‘90-s për të vazhduar pa ndërprerje.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme