“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë
Kryeministri Edi Rama njoftoi se kryeministri britanik Keir Starmer do vizitojë për të parë Shqipërinë në maj, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.
Në rubrikën e tij në rrjetet sociale ‘Sy më Sy’, teksa iu përgjigj pyetjeve të komentuesve, Rama tha se imazhi i Shqipërisë në bota ka ndryshuar për mirë falë reformave të qeverisë së majtë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë vizitat e liderëve më të rëndësishëm të botës për herë të parë në vendin tonë.
“Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat të Perëndimit, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore apo me atë arabe, qoftë me BE apo Turqinë, me SHBA, me Emiratet e Bashkuara, kështu që kanë ndihmuar dhe ndikuar. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca…të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Po pse, ngaqë ky vend po vdes për bukë? Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik në vendin tonë. Presidenti i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje