Barcelona “shkatërron” Dortmundin, PSG përmbys Aston Villën në shtëpi

10 Prill 2025 | 09:54

Barcelona është perfekte në Champions, ndërsa ka arritur të sigurojë kalimin për në gjysmëfinale që në ndeshjen e parë përballë Dortmundit, të cilin e mposhti me shifrat 4-0. Një duel i dominuar nga të besuarit e Hansi Flick, që e mbajtën kundërshtarin larg, edhe pse verdhezinjtë po ashtu patën shanset e tyre. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve që kaluan përpara me Raphinhan, teksa në fraksionin e dytë ishte Lewandowski që realizoi dy herë, ndërsa vulosi fitoren 4-0 Lamine Yamal.

Një poker golash nga Barcelona që e sheh veten menjëherë në gjysmëfinale, pavarësisht se luhet dueli i kthimit në Dortmund. Kjo ishte fitorja e 19-të për blaugranët këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 2025-ën, teksa numërojnë edhe 4 barazime e asnjë humbje, e vetmja në kontinentin e vjetër.

Sa i përket duelit tjetër në Parkun e Princave, nuk pati shumë histori gjithashtu. PSG fitoi me shifrat 3-1, duke përmbysur avantazhin minimal të kundërshtarit. Rogers zhbllokoi shifrat dhe kaloi përpara anglezët, por Doue barazoi në pjesën e parë. Më tej, në fraksionin e dytë, skuadra e Luis Enrique gjeti dy gola me Kvaratskhelian dhe Mendes, për të vulosur fitoren 3-1. Një hap i rëndësishëm përpara, pasi të martën luhen ndeshjet e kthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026