Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh, arrestohet 45 vjeçari në Tiranë

14 Prill 2025 | 09:06

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”, i cili ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Genti Beqiri alias Eduard Pano, 45 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua nga autoritetet shqiptare pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane për veprat penale “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash”, për të cilat Gjykata e Apelit në Napoli kishte lëshuar një urdhër-arresti.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Forcave të Policisë (ENFAST) dhe Interpolin.

Pas arrestimit, po vijon procedura për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali dhe pritet të finalizohet së shpejti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026