A e kalon dot oqeanin? Rama i përgjigjet ndjekësve: Sa herë të dua
Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama kishte një dalje në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook.
Një komentues e pyeti Ramën, duke i thënë: “A e kaloni dot oqeanin?”
Ky ishte një referim te shprehja e famshme e Ramës për Berishën: “A e kalon dot oqeanin?”
Përgjigjia e Ramës ishte: “Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për t’u takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”
Një komentues i rikujtoi Ramës çështjen e non grades së Berishës. Rama u shpreh se për të, non grada ishte turp, por gjithsesi duhet pritur për ta parë se çfarë do të ndodhë.
“Non gratën e kam konsideruar një turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur, do të kishte qenë 100 herë më mirë për të gjithë. Por kjo histori, që do të hiqej në janar, shkurt, mars apo prill, duhet të shohim si do shkojë. Mos më qani hallin mua,” tha ai.
Në fund, ai shtoi: “Edhe Lulin do merrem, sepse e kam zemër.”
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë