Rama: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg, nëse e keni fjalën për…

15 Prill 2025 | 09:29

Duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën e tij “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka asnjë anëtar të qeverisë aktuale në burg.

Sipas tij, të gjithë ata që janë në burg kanë qenë pjesë e qeverive të kaluara. Rama iu kujtoi komentuesit se nëse e kishte fjalën për ish-kryeministra, ish-presidentë apo zyrtarë të tjerë, meritat për këtë i takojnë Partisë Socialiste, e cila ka bërë të mundur që ata të jenë të barabartë para ligjit.

“Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është qesharake. Nuk kam në burg asnjë anëtar të qeverisë që prej shumë kohësh, dhe në fakt, po të shikosh, të gjithë ata që janë marrë në hetim apo janë çuar në gjykim nuk kanë qenë anëtarë të qeverisë kur ka ndodhur kjo. Kam 12 vjet që qeveris, dhe nuk duhet të harroni se nëse ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, kryetarë bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe për ish-presidentë dhe ish-kryeministra, kjo nuk është një ditë që erdhi nga qielli. Këtë ditë e solli PS me mua në krye. Kjo është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë – barazinë para ligjit. Asnjëherë nuk ka pasur Shqipëria dhe shqiptari barazi para ligjit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është një arritje historike, duke bërë një krahasim me periudha të tjera të historisë, kur drejtësia ishte penguar.

“Nga viti 1912 deri para pak vitesh, nuk është bërë asnjë përpjekje që barazia para ligjit të kalojë në nivelin që të gjithë ta dinë: se nuk ka rëndësi si quhesh, nëse je i pasur apo i varfër, nëse ke pushtet apo jo. Nëse drejtësia të troket në derë, je i barabartë me të tjerët. Ka ndodhur në kohën e bufit, kur njerëzit vriteshin nga dritaret e kësaj zyre këtu poshtë, dhe prokuroria që tentonte të merrte në pyetje drejtuesit e forcave të rendit, pagëzohej si lavire bulevardi dhe pengohej të merrte dikë në pyetje. Kjo është realiteti i para një dekade, dhe këta që flasin për të bërë Shqipërinë madhështore, janë ata që e kanë bërë këtë,” – përfundoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026