“Kurti kryeministër në detyrë”, deputetja e VV: Kush është opozita që të kërkojë…
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshe Kryeziu mohoi në emisionin Now në Euronws Albania se Kosova është në krizë qeveritare, ndërsa theksoi se dorëheqja e kryeministri Albin Kurti është procedurale dhe tashmë ai është kryeministër në detyrë.
Ajo u shpreh se opozita nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si duan ata, pasi ky moment shpjegohet shumë qartë në ligjin për qeverinë e Kosovës.
“Kush është opozita që të kërkojë dorëheqjen si ata duan, ka një procedurë se si duhet dhënë dorëheqja dhe kryeministri dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqjen sot para se të nisë seanca konstituive. Prej datës që KQZ certifikon rezultatin zgjedhor, gjithë deputetët që janë pjesë e ekzekutivit, i humbin mandatet e tyre se duhet të betohen si deputetë. Nuk kemi krizë qeveritare, kemi ligjin për qeverinë e Kosovës që tregon se çfarë ndodh kur kemi një qeveri në detyrë dhe personat në ekzekutiv kanë edhe mandat deputeti. Është qeveri në detyrë derisa të votohet qeveria ne ardhshme në Kuvend, për momentin kemi një kryeministër dhe një qeveri në detyrë”, tha deputetja e VV.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec