“Duhet të vini vijën e kuqe”, Peka deputetit të LDK: Ju si keni numrat për qeverinë

15 Prill 2025 | 22:30

Ish-zv.ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai bëri disa sugjerime për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, ku sipas tij koalicionet e mëdha do i prishnin punë interesave të Kosovës.

Përballë deputetit të LDK, Alban Zogaj, Peka tha se sido të krijohet koalicioni për formimin e qeverisë së re në kosovë, partitë duhet të vënë një vijë të kuqe që të mos preken interesat vitale të shtetit të Kosovë.

“Ju nuk i keni numrat, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk i bën dot numrat dhe shpresa juaj është që kur të vijë rradha për të bërë negociatat do keni edhe një dorë ndërkombëtare që të bëni numrat. Në këtë debat politikisht nuk i vë faj askujt.

Ajo çfarë është e rëndësishme, merreni edhe si këshillë publike miqësore, çfarëdo beteje politike që mund të bëni është që të keni një vijë të kuqe për interesat vitale të Kosovës, në mënyrë që të mos cënoni interesat shtetërore të Kosovës.

Sa i përket koalicioneve, nuk është në interes afatgjatë të Kosovës të ketë koalicione të mëdha, sidomos kur ka përplase të mëdha vizionesh. Ajo që unë sugjeroj është që për interesa afatgjata të Kosovës është më mirë të shkosh në zgjedhje të parakohshme se sa të krijosh koalicione të mëdha”,-tha Peka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, në kuadër...
15:20 | 18/06/2026

I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës Erjon Rama, i cili akuzohet nga SPAK për pastrim parash si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut. Ndaj Ramës,...
15:16 | 18/06/2026

Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentin e Parlamentit Europian, duke sqaruar se ai nuk ka lidhje me Zvërnecin apo me peizazhin e mbrojtur...
14:43 | 18/06/2026