Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët, të parin e mori një shqiptar në Gjermani
Janë dorëzuar 20 zarfet e parë te votuesit e diasporës për zgjedhjet e 11 majit. 75 220 zarfe janë nisur nga KQZ deri me tani, nga 245,935 që është totali i zgjedhësve te regjistruar si votues nga jashtë vendit.
Mësohet se zarfin e parë e parë e ka marrë një shqiptar në Gjermani, të cilit iu dorëzua nga postieri që në tentativën e parë të kontaktit.
Pas dorëzimit të zarfit në dorën e çdo votuesi të regjistruar në platformë tri janë mënyrat e vetme për të votuar: Votohet duke zgjedhur një parti dhe njërin nga kandidatët e asaj partie; votohet vetëm duke zgjedhur një parti ose koalicion të preferuar dhe votohet vetëm duke zgjedhur një kandidat në listat e hapura.
Çdo mënyrë tjetër votimi, p.sh një parti x dhe kandidatin x të një partie tjetër do e bënte fletën e votimit të pavlefshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
- 08:00 Të paktën 13 persona u vranë në një sulm në aeroportin e kryeqytetit të Nigerit
- 08:00 10 të plagosur dhe qindra të evakuuar pas zjarrit që shpërtheu në një shkollë fillore në Tokio
- 08:00 “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe
- 07:57 Ben Gvir: Irani duhet luftuar ashtu siç SHBA-të luftuan nazistët
- 07:36 Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht
- 07:34 Meksika është e para që siguron fazën eliminatore të Kupës së Botës