Merrte 1500 euro për kontrata fiktive pune jashtë vendit, arrestohet 41-vjeçari

16 Prill 2025 | 11:13

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Hamz Bytyçi, 41 vjeç, banues në Kosovë, i akuzuar për mashtrim. Ai ofronte kontrata fiktive pune në shtete të ndryshme, kundrejt një pagese prej 1000 deri në 1500 euro.

Gjatë muajit prill 2025, Bytyçi ka mashtruar tre shtetas, duke iu marrë para përmes kësaj skeme mashtrimi.

Policia ka finalizuar operacionin dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili tani është vënë në pranga.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar:

H. B., 41 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçari premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit. Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026