SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes së dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar dosjen, ndërsa togave të zeza iu paraqit kërkesa nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, për miratimin e akuzës.
Gjyqi do të zhvillohet në procedurë të shkurtuar, siç është kërkuar edhe nga mbrojtja.
Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.
Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë.
Seanca gjyqësore në themel është caktuar për datën 20 maj.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024, i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021.
Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
Në të njëjtën çështje, të akuzuar për të njëjtën vepër penale janë edhe:
- Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë;
- Jerasimo Bashi, gjithashtu ish-drejtor në të njëjtën strukturë.
Të tre të pandehurit përballen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, në bazë të nenit 248 dhe 25 të Kodit Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit