I dashuri i plagosi burrin, gazetarja: Pse u dorëzua në polici Melisa Hoxhallari

16 Prill 2025 | 19:00

Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e saj dhe të dashurit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

E shoqëruar nga avokati i saj, Melisa Hoxhallari ka dëshmuar para policisë se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e fshehur në Krujë ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj se ku mund të ndodhet i dashuri i saj Klement Beqaj, i cili është ende në kërkim.

Gazetarja Laureta Roshi tha në emisionin People në Euronews Albania se Melisa Hoxhallari u dorëzua në polici se i mungonte djali i mitur të cilin s’e kishte takuar që nga koha kur ishte në arrati.

“Ajo që e ka detyruar të vetëdorëzohet është malli për fëmijën, sepse ajo edhe kur ka kërkuar urdhrin e mbrojtjes dhe kur ka ngritur padinë e divorcit, e ka pasur me shumë merak që të ketë pranë fëmijën e saj. Është e drejta e saj si e rritur të shoqërohet dhe të ketë një bashkëjetesë të pranuar nga familja e saj. Procedurat e divorcit kur ka ndodhur ngjarja ndodhi kishin nisur, tani jemi në fazën e urdhrit të mbrojtjes, por sot ligjërisht ajo është bashkëshorte e 40-vjeçarit Hoxhallari”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026