“Po të isha Berisha, do shqetësohesha”, Buzhala: Edhe ata që e duan, mendojnë se…

16 Prill 2025 | 22:27

Gazetari Berat Buzhala komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me matjet e dyta politike për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës lidhur me pëlqyeshmërinë për liderët.

Sipas tij, me gjithë pëlqyeshmërinë në rritje për Sali Berishën në matjet e fundit, hapësirën për rritje e ka shumë të ngushtë në krahasim me Ramën i cili pëlqyeshmërinë e ka solide.

“Gjëja më interesante është rritja e Shehajt si pëlqyeshmëri dhe si votë, Berisha e ka malin Everest për të ngjitur, pëlqyeshmëria është solide, por hapësirën për rritje  ka shumë të ngushtë. Te pëlqyeshmëria në rang kombëtar, qoftë Lapaj, qoftë Shehaj ajo zona nuk e di dhe nuk e njoh është shumë  e madhe, mendimi negativ është më i madh se i Ramës. Edhe po të bashkohen të gjithë në opozitë hapësira për përmirësim është shumë e madhe… Po të isha unë Sali Berisha, ky grafik do më shqetësonte shumë, votuesi i Berishës mendon se zgjedhjet do t’i fitojë Edi Rama, edhe ata që e duan mendojnë se Rama do t’i fitojë zgjedhjet”, tha Buzhala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025