Berisha: Bandat që po kryejnë krime zgjedhore do t’i shpallim organizata terroriste
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti këtë të enjte një takim me gazetarët, ku u fokusua mes të tjerash te mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 11 majit.
Në fjalën e tij Berisha deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë nën vëzhgimin e të gjithë Evropës për të qenë të lira dhe të ndershme.
Kryedemokrati i bëri thirrje bandave që të mos përfshihen në cënimin e procesit zgjedhor pasi do të shpallen organizata terroriste nëse PD fiton zgjedhjet.
“Organizatat kriminale që po kryejnë krime zgjedhore do t’i shpallim organizata terroriste”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.
Berisha shtoi se Partia Demokratike po bën gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë më 11 maj.
“Po vazhdon çdo orë, çdo ditë. Mund të ju them ju se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë mbajtur dy “hiring” ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri, siç ndodhi javën e kaluar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, çka do të thotë se nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës dhe miqve tanë kudo, janë të përqendruar në këtë proces zgjedhor.
Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet.
Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, por ne i garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë, do të kualifikohet krim i rëndë dhe ky është zotim solemn elektoral dhe se, organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor, do të bëjmë gjithçka për ti shpallur, organizata terroriste, jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar.
Presidenti Donald Trump e hapi derën kësaj procedure dhe ai me një urdhër të veçantë shpalli kartelet e drogës, organizata terroriste. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do lobojmë shumë në Europë dhe SHBA që këto të konsiderohen të tilla edhe nga mbarë faktori ndërkombëtar.
Ne bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë dhe po bëjmë gjënë e duhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarë gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarë gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë