I dogjën automjetin një vajze në Tiranë, në kërkim tre persona me banim në Kosovë
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku u dogj një automjet në rrugën “Belul Hatibi”.
Tre persona, dy prej tyre me shtetësi kosovare dhe një nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të djegies së makinës së një 30-vjeçareje.
Sipas policisë, pas hetimeve të kryera nga Komisariati Nr. 4, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit A. S., 65 vjeç (nga Maqedonai e Veriut), A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç (nga Kosova), të tre banues në Kosovë.
Dyshohet se ngjarja është kryer për motive të dobëta ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Njoftimi i policisë
Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë).
Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.
Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta.
Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)