Dhunuan agjentët e BKH, Prokuroria Fier nis hetimet për njerëzit e Agron Kapllanajt

17 Prill 2025 | 16:25

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet nda Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj pasi dy ditë më parë dhunuan disa agjentë të BKH.

Ata akuzohen për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

“Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, bën me dije Prokuroria.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026