E premtja e zezë| Besimtarët e krishterë kryejnë ritualet e ditës së shenjtë

18 Prill 2025 | 20:16

Besimtarë ortodoksë në Vlorë, Tiranë, Korçë dhe Berat kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Në Katerdalen Ortodokse në Tiranë janë mbledhur qindra besimtarë duke nderzur qirinj dhe duke dërguar lutje. Procesioni që do të ndiqet nga besimtarët dhe klerikët do të jetë nga ketedraja në sheshin Skënderbej për t’u rikthyer sërish në kishë.

Ceremonia në Berat:

Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, proçesionin e epitafit.

Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit , shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.

Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellé në qytet mesazhe paqeje, besimi , shprese dhe ringjalljeje.

E premtja e madhe e quajtur ndryshe E premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Ceremonia në Vlorë:

Vlora është mbushur me atmosferën e shenjtë të Pashkëve , ndërsa qindra besimtarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në Kishën e Shën Theodhorit për të marrë pjesë në ceremoninë e daljes së epitafit. Ky rit i lashtë dhe domethënës, që simbolizon vendosjen në varr të Krishtit, është një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe të Pashkëve

Nën tingujt e këngëve liturgjike dhe me qirinj në duar, besimtarët kanë ndjekur procesionin solemn që shoqëron epitafin, i cili bartet rreth kishës dhe në disa raste edhe në rrugët përreth saj. Atmosfera është mbushur me përkushtim, lutje dhe reflektim shpirtëror, duke krijuar një moment të veçantë për të gjithë të pranishmit.

Ceremonia u drejtua nga klerikët e kishës, të cilët theksuan rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe thirrën për paqe, dashuri dhe unitet mes njerëzve. Pashkët janë festa më e madhe për të krishterët, dhe çdo vit kjo ceremoni tërheq jo vetëm banorët e qytetit, por edhe vizitorë nga zona të tjera.

Vlora, me historinë dhe traditat e saj të pasura fetare, edhe këtë vit tregoi se mbetet një qendër e rëndësishme e besimit dhe kulturës shpirtërore në Shqipëri.

Ceremonia në Korçë:

Mijëra besimtarë ortodoksë në Korçë janë bërë pjesë e proçesionit të Epitafit të së premtes së Zezë

Të gjitha kishat janë bashkuar para katedrales “Ringjallja e Krishtit” e më pas në heshtje kanë lëvizur në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës në 14 ndalesat që simbolizojnë mundimet e Jezu Krishtit

Kësaj radhe ka qënë At Ilia Kotnani ai që ka drejtuar proçesionin dhe ka udhëhequr lutjet në gjithë ndalesat

Të shumtë kanë qenë emigrantët korçare të ardhur nga Greqia por dhe turistë që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festën e Pashkës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026