Vonesa në konstituimin e Kuvendit, Dhoma Amerikane dhe AARC: Të veprohet urgjentisht

19 Prill 2025 | 10:08

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) dhe Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin “shqetësimin e tyre të thellë” lidhur me vonesën në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në një kohë kur Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë e vendit në skenën globale”, thuhet në reagim.

AARC dhe Dhoma Amerikane bëjnë thirrje që të veprohet me urgjencë dhe përgjegjësi për të krijuar institucione plotësisht funksionale.

Vakuumi i zgjatur në qeverisje dërgon sinjale shqetësuese për aleatët ndërkombëtarë dhe dobëson pozitën e Kosovës në zhvillimet jetike gjeopolitike. Këto vonesa rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës, ndërkohë që inkurajojnë kundërshtarët e saj”, thuhet tutje në reagim.

“Dhoma Amerikane dhe AARC bëjnë thirrje për krijimin e një Partneriteti Ekonomik Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo kornizë formale duhet të përmirësojë bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç, duke përfshirë lehtësimin e investimeve, zhvillimin e eksportit, tranzicionin e energjisë, transformimin digjital dhe inovacionin. I rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike, një partneritet i tillë do të nxiste investimet amerikane, do të thellonte lidhjet industriale dhe do të ndihmonte në integrimin e Kosovës në zinxhirët e vlerës globale”, thuhet në reagimin e Dhoma Amerikane dhe AARC-së.

Të dyja organizatat theksojnë gjithashtu rëndësinë e adresimit të shpejtë të vendimeve kyçe të politikave, duke përfshirë heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane.

“Heqja e këtyre barrierave do të demonstronte përkushtimin e Kosovës për një mjedis të drejtë dhe të hapur ekonomik”.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot më 19 prill në një tentim të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026