Teuta mund Tiranën dhe siguron mbijetesën, bardheblutë drejt Kategorisë së Parë
Tirana është me një këmbë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, pasi u mposht me rezultatin 1-0 nga Teuta në duelin direkt për mbijetesë.
Me vetëm një javë të mbetur nga përfundimi i sezonit, bardheblutë ndodhen në një situatë shumë të vështirë, ndërsa java e fundit do të përcaktojë fatin përfundimtar të skuadrave.
Pavarësisht se gjithçka mbetet ende e hapur, Tirana e sheh veten realisht të rrezikuar. Teuta, me fitoren e fundit, ka siguruar qëndrimin në elitë, ndërsa në zonën e ftohtë janë përfshirë edhe Laçi, Skënderbeu dhe Bylisi, që së bashku me bardheblutë do të luftojnë për mbijetesë në javën e fundit.
Të shtunën u luajtën të pesë ndeshjet e javës, ku fitore regjistruan Teuta, Bylisi dhe Laçi. Sa i përket kreut të tabelës, nuk pati shumë lëvizje: Egnatia barazoi pa gola me Skënderbeun, Vllaznia ndau nga një pikë me Elbasanin (1-1), ndërsa Dinamo u mposht në transfertë nga Laçi me rezultatin 1-0, duke regjistruar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit.
Partizani u mposht nga Bylisi dhe ka rënë në vendin e pestë, i parakaluar nga Elbasani. Të dyja skuadrat do të përballen direkt mes tyre në javën e fundit, që pritet të jetë vendimtare për shumë ekipe.
Duelet e javës së fundit:
Teuta–Egnatia, Vllaznia–Laçi, Dinamo–Tirana, Partizani–Elbasani dhe Skënderbeu–Bylis.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje