Barcelona fiton sërish, 13 pikë në 5 javë. Flick: Ky është mentaliteti që dua

20 Prill 2025 | 15:25

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore në La Liga, ndërsa qëndron në krye të klasifikimit. Të shtunën Blaugranët mposhtën me përmbysje Seltën, teksa në 5 javët e fundit, ekipi i Flikt numëron 13 pikë.

Një fitore me përmbysje që vetëm Barcelona mund ta sigurojë, ndeshja ndaj Celta Vigo rezultoi spektakolare, e në fund Blaugranët që i gëzohen 3 pikëve me shumë vlerë. Skuadra e Hansi Flick hasi jo pak vështirësi në javë ne 32 të La Liga, ndaj një kundërshtari që synon zonën Euro. Vendësit e nisën mirë ndeshjen pas golit të shënuar nga Ferran Torres, por Borja Iglesias riktheu barazpeshën në fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë i njëjti futbollist do të shënonte dhe dy herë të tjera, për t dhënë Celtës avantazhin 1-3. Olmo e Raphinha rikthyen në lojë Barcelonën, ndërsa në kohën shtesë ishte sërish braziliani që vulosi triumfin 4-3, e id ha 3 pikët Barcelonës që qëndron në krye me 73 pikë.

Në përfundim trajneri Flick u shpreh i lumtur për reagimin e të tijve. “Jam vërtet i lumtur me mënyrën si reagoi skuadra pas rezultatit 1-3. Nuk u dorëzuan kurrë, dhe ky është mentaliteti që më pëlqen. Gabimi te goli i dytë është i qartë, por më shumë rëndësi ka reagimi i lojtarëve në fund të ndeshjes”, u shpreh tekniku gjerman.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026