Radhë kilometrike në Kapshticë, emigrantët rikthehen në Greqi pas Pashkëve
Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës këtë të diel, ku emigrantët shqiptarë, pasi festuan Pashkët me familjarët në atdhe, po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Fluksi i lartë i daljeve nga Shqipëria drejt Greqisë, i kombinuar me numrin e reduktuar të sporteleve në anën greke, ka sjellë krijimin e një radhe që arrin deri në 3 kilometra, duke u shtrirë deri pranë fshatit Kapshticë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se kjo është hera e parë pas shumë vitesh që krijohen radhë të tilla të gjata në këtë pikë kufitare.
Shtetasit shqiptarë shprehen se po presin deri në dy orë në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Në këto kushte, autoritetet shqiptare të policisë kufitare kanë zhvilluar disa takime me homologët grekë, ku janë diskutuar masa për menaxhimin e situatës.
Ndër kërkesat kryesore kanë qenë rritja e numrit të sporteleve aktive dhe përshpejtimi i procedurave për shtetasit që janë të pajisur me dokumente greke, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në hyrje të vendit fqinj.
Gjatë ditëve të festës së Pashkëve, mbi 40 mijë shtetas shqiptarë kanë hyrë në vend nga Greqia.

LEXONI GJITHASHTU:
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet