Monika Kryemadhi takim me përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR
Mëngjesin e sotëm, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR.
Mësohet se në këtë takim po diskutohet për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe rezultatin e zgjedhjeve.
Në ditët e mëparshme, shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, zhvilloi vizita në selinë blu dhe rozë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Këto takime vijnë pas pretendimeve të opozitës se në këto zgjedhje ka pasur krime zgjedhore dhe për këtë ka depozituar disa padi në prokurori.
Ndërsa, socialistët pohojnë se fituan mandatin e tretë falë vullnetit të qytetarëve.
Partia Socialiste u konfirmua fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 74 mandate.
Ndërsa, PD mundi të merrte 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD mandate.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama takohet me shefen e delegacionit të OSBE-ODIHR
Lulzim Basha pret në takim shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk